KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE--ANALIST KREDIE PËR MIKRO KREDI
23.11.2018 | 08:14
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
 
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendeve të punës:
 
Analist Kredi për Mikro Kredi
 
Dega Gjakovë (1 vend pune)
Nëndega Rahovec  (1 vend pune)
 
Detyrat dhe përgjegjësitë : 
 
Mirëmban portfolion dhe marrëdhëniet me klientët ekzistues të agro dhe mikro bizneseve; njëkohësisht krijon mundësi të reja bashkëpunimi me klient të rijnë të bizneseve;
Të njohë nevojat dhe mundësit e zhvillimit të agro dhe mikro bizneseve;
Identifikon dhe kryen aktivitete kundrejt klienteles relevante;
Ka njohuri të mirë rreth agro kulturës; 
Inicon dhe kompleton aplikacionin për shërbime kreditore, analizon/verifikon informacionet  dhe përgatitë pasqyrat financiare ku të njëjtat  i prezanton para Menaxhmentit të Degës dhe Zyrës Qendrore; 
Përpilon dhe ofron rekomandime strategjike për bashkëpunim afatgjatë me klientët  ekzistues dhe të  rijnë, duke ofruar  të gjitha shërbimet kreditore dhe jo kreditore bankare;
Mirëmban kualitetin e portfolios dhe në mënyrë efektive ndërmerr hapa të nevojshëm në parandalimin e vonesave. Në të kundërtën, bazuar në politikat në fuqi inicon hapa të menjëhershëm për të identifikuar arsyen e mos pagesës dhe përkushtohet që pagesa të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur;  
Participon në evente të ndryshme marketingu dhe trajnimet e organizuara nga banka të dizajnuara për të zhvilluar dhe avancuar aftësitë profesionale të kreditimit dhe sistemit bankar në përgjithësi;
Obligohet të arrijë objektivat e caktuara, menaxhon vonesat, provizionet dhe shërbimet e ofruara përmes Cross Selling (p.sh. Pagat, eBanking, POS, Kartelat etj) ; 
Është plotësisht i njohur me Politikat dhe Procedurat Kreditore dhe ka njohuri  kompjuterike të cilat kanë të bëjnë me punën e tij;
Përgatit raportet e menaxhimit dhe kryen detyra të tjera të caktuara nga Menaxheri i Degës dhe Koordinatori i kredive për biznese;
Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
Kualifikimet ;
Fakultetin Ekonomike ose Administrim të Biznesit; 
Njohuri të mira të produkteve bankare ;
Së paku dy vite përvojë pune bankare në sektorin  relevant;
Të jetë i gatshëm për punë në teren;
Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
 
Afati i aplikimit është deri më datë 27 Nëntor 2018 ora 16:00.
 
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.