KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE - Zyrtar për POS Terminale
25.05.2016 | 08:26
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
 
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për  plotësimin e vendit të punës:
 
Zyrtar për POS Terminale (1 vend pune)
 
Departamenti i Pagesave dhe Operacioneve 
 
Detyrat dhe përgjegjësitë :
Përgjegjës për operacionet e POS Terminaleve: regjistrimin, instalimin, konfigurimin, shpërndarjen dhe monitorimin e tyre në teren;
Përgjegjës për rikonsilimin dhe barazimin me tregtarë;
Përgjegjës për servisimin e POS Terminaleve në teren;
Mban kontakte të drejtpërdrejta me degët e bankës;
Mban kontakte të drejtpërdrejta me Call Center të bankës; 
Mban kontakte të drejtpërdrejta me qendrën procesuese; 
Mban kontakte të drejtpërdrejta me tregtaret;
Kryen trajnimin e punëtoreve dhe tregtarëve për pune me POS;
Rikonsilimi i llogarive POS me VISA dhe Master Card;
Menaxhon Credit Revolving Module për POS dhe kredit kartelat;
Menaxhon TMS modulin për monitorim të punës së POS Terminaleve;
Krijon raporte, statistika dhe grafikone për POS dhe kartela dhe shfrytëzueshmërinë e tyre bazuar në kërkesa; 
Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
 
Kualifikimet ;
Të ketë përgatitje të lartë shkollore – Fakultetin e shkencave kompjuterike, Fakultetin e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike;
Të flasë dhe shkruaj rrjedhshëm gjuhën angleze; 
Të ketë përvojë pune me POS dhe kartela bankare në ndonjë institucion financiar;
Të ketë përvojë pune me softuerë për menaxhim të POS Terminaleve dhe kartelave;
Të ketë aftësi të mira organizimi, kontrollimi, iniciativë dhe kreativitet në punë;
Të ketë aftësi të mira për punë ekipore;
Të ketë aftësi të veprimit në tërë territorin e Kosovës;
Të posedoj aftësi të mira kompjuterike; 
 
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes email-it [email protected]
 
Afati i aplikimit është deri më datë 31 Maj 2016 ora 16:00.
 
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.