KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE - Zyrtar/e për menaxhimin e riskut të likuiditetit dhe tregut
18.09.2017 | 08:42
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE 
 
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
 
Zyrtar/e për menaxhimin e riskut të likuiditetit dhe tregut (1 vend pune)
 
Departamenti i Riskut
 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Identifikimin, matjen, monitorimin dhe kontrollen e pozicioneve të cilat burojnë nga asetet dhe detyrimet e Bankës;
Rreziku i normës së interesit, - ndryshimet, efektet dhe planifikimin e rrezikut nga normat e interesit ( fikse, variabile, Euribor etj);
Rreziku i valutës – rreziku që vlerat e valutave të huaja të ndryshojnë (psh. ndryshimi i kursit EUR/USD, EUR/CHF, etj.);
Rreziku nga plasmanët në bankat tjera;
Përgjegjës për modele (VaR, vlerë ekonomike të ekuitetit, kurbës së kthimit, riçmimit, rivlerësimit, stresim standard për norma të interesit etj);
Përkrahje për njësitë e tjera të bankës (IT, Operacionet, Financa,etj) dhe raportim të rregullt ditor, mujor apo sipas nevojës;
Mbështetje për projektin Basel 2;
Raportimin për risk të tregut, likuiditetit;
Stres testet e rregullta për likuiditetin dhe të tjera; 
Përgjegjës për zbatim të rregulloreve në fuqi;
Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
 
Kualifikimet ;
Fakulteti Ekonomik apo Administrim Biznesi;
Njohuri të mira të produkteve bankare ;
Njohuri të mira matematikore dhe statistikore
Së paku tri vite përvojë pune bankare;
Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
Aftësi të mira ndëpersonale dhe komunikuese;
Aftësi të mira analitike
 
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes emailit; [email protected]
 
Afati i aplikimit është deri më datë 24 Shtator 2017 ora 16:00.
 
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.