KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE - Programer
29.07.2016 | 14:29
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
 
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
                                                                                          
Programer (1 vend pune)
 
Departamenti i Teknologjisë Informative
 
Detyrat dhe përgjegjësitë :
Programon në mënyrë individuale dhe ekipore sipas projektit të propozuar;
Analizon, dizajnon, zhvillon, teston dhe instalon aplikimin sipas detyrës projektuese;
Propozon aplikime të reja për implementim;
Përkujdeset dhe monitoron SQL Serverin;
Bashkëpunon me grupet tjera punuese;
Koordinon punën e vet me udhëheqësin e njësisë;
Kujdeset për mirëmbajtjen e programeve të cilat aplikohen;
Ndjek dhe zbaton politikat dhe procedurat e Ti-së;
Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
 
Kualifikimet :
Fakulteti Ekonomik, Shkenca Kompjuterike ose të ngjashme 
Mbi 2 vite përvojë pune në Teknologji Informative
Njohja e Gjuhës Angleze
Gjuhët programuese – VB.NET, Java, Multi threaded applications, PHP, CL, ASP.NET2.0 dhe ASP.NET 3.5, .NET framework 2.0 dhe 3.5
Përvoja dhe njohuri në SQL, MySQL, IIS, DB2, LINQ teknologji, AJAX teknologji, AT+Sintaksa,  SOAP teknologji, GSM teknologji
Çertifikimi MCSD (Microsoft Certified Solution Developer) ose MCAD (Microsoft Certified Application Developer)
 
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes emailit; [email protected]
 
Afati i aplikimit është deri më datë 27 Korrik 2016 ora 16:00.
 
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.