KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE - Menaxher i Nën-Degës
13.12.2017 | 08:17
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE 
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
Menaxher i Nën-Degës  (1 vend pune)
Nën-dega Lipjan 
 
Detyrat dhe përgjegjësitë :
Përgjegjës/e për shitje, dhe arritjen e të gjitha objektivave të përcaktuara në baza mujore dhe vjetore ( kreditë, POS, kartelat, E- Banking etj);
Përgjegjës për çështje operacionale dhe të shtijës;
Përgjegjës/e për rritje dhe profitabilitet të Nën-degës përkatëse;
Mirëmban marrëdhënie të mira me klientët e Bankës;
Përpunon kredi me limite të caktuara dhe i prezanton këto kredi për aprovim tek Komiteti Kreditor;
Përgjegjës/e për zbatimin e politikave dhe procedurave të riskut kreditor për lejimin e kredive;
Përgjegjës për Motivimin e stafit;
Përgjegjës/e për vizita të rregullta promovuese tek klientët për promovim të produkteve;
Menaxhon personelin e Nën-degës përkatëse dhe sigurohet që personeli është i kualifikuar, me përvojë , njohuri të nevojshme dhe i/e orientuar drejtë shërbimit të klientëve;
Këshillon klientët në lidhje me produktet dhe shërbimet e bankës si; llogarit ,kursimet, kreditë, kartelat, transferet dhe produkte të tjera në kuadër të Bankës;
Identifikon dhe propozon produkte dhe oferta të ndryshme të cilat Banka mund t’i ofroj ;
Të ketë njohuri të plotë për kushtet dhe çmimet e produkteve/shërbimeve të cilat qarkullojnë në bankat tjera;
Kontrollon punëtorët gjatë kryerjes së transaksioneve ditore dhe bënë validimin e këtyre transaksioneve;
E mbikëqyr derdhjen e mjeteve në trezor, barazon CASH-in e Arkëtareve dhe mban shifrën e Trezorit sipas procedurave të Bankës;
Organizon komisione të rregullta dhe ato të befasishme të kesh-it, planifikon dhe mirëmban limitet e kesh-it;
Kontrollon të gjitha dosjet e llogarive që hapen dhe bën prishjen e kontratave të afatizuara;
Përgjegjës/e për numërimin e Cash-it në fund të ditës dhe për validimin e transfereve dhe afatizimeve sipas procedurave te Bankës;
Mbikëqyrë dhe raporton për shpërndarjen e ATM Card në Nën-degë;
Mban kontrollin mbi operacionet në Nën-degë për të siguruar se nuk ka ndonjë gabim gjatë realizimit të trasaksioneve, zbulimin e informacionit konfidencial të klientëve;
Raportim me kohë incidenteve eventuale të riskut operacional;
Përgjegjës/e për zbatimin e politikave dhe procedurave për çështje operacionale;
 
Kualifikimet ;
Fakulteti Ekonomike ose Administrim të Biznesit; 
Njohuri të mira të produkteve Bankare ;
Së paku tri vite përvojë pune Bankare;
Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
Aftësi të mira ndëpersonale dhe komunikuese;
Aftësi të mira menaxheriale dhe udhëheqëse;
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes emailit; [email protected]

Afati i aplikimit është deri më datë 19  Dhjetor 2017 ora 16:00.
 
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.