KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE - Menaxher/e i Departamentit për Biznese
10.08.2018 | 08:41
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
 
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
 
Menaxher/e i Departamentit për Biznese  (1 vend pune)
Zyra Qendrore
 
Përmbledhje e pozitës:
Përgjegjës për rritjen e portfolios dhe profitabilitetin e Departamentit për Biznese;
Përgjegjës për përgatitjen e buxhetit për Departamentin e Bizneseve  dhe për të siguruar arritje të rezultateve;
Përgjegjës për arritjen e të gjitha objektivave mujore/ vjetore, përfshirë volumet e kredive, kualitetin e portfolios, kartelat, pikat e shitjes (POS), depozitat, të ardhurat nga interesi dhe provizionet, shpenzimet;
Ka përgjegjësi të përgatisë dhe të implementojë strategjinë e Departamentit për Biznese si: planifikimin, konceptimin dhe implementimin e planeve të biznesit, strategjinë e shitjes;
Planifikon, përcakton objektiva të shitjes, monitoron dhe njofton degët në lidhje me shitjet e Departamentit për Biznese; Identifikon produktet e reja që banka mund t’iu ofroj klientëve në baza profitabile;
Siguron margjina profitabile në asete dhe detyrime: menaxhim të duhur të çmimeve preferenciale, aprovon kërkesat për çmime preferenciale nga degët në lidhje me huatë dhe depozitat; 
Zgjeron bazën e klientëve dhe siguron profitabilitetin e produkteve të Departamentit për Biznese dhe të kërkojë ndryshime kur është e nevojshme;
Menaxhon biznesin e degëve në mënyrë që të sigurohet që stafi i shitjes kanë kualifikim të duhur, përvojë dhe aftësi të orientuara drejt shërbimit ndaj klientëve;
Punon ngushtë me Departamentin e Marketingut për të identifikuar teknikat më të mira të marketingut për të promovuar dhe shitur produktet;
Partner në zhvillimin e politikave të kredisë, procedurat, politikat standarde, format e kredive dhe në marrjen e vendimeve për kredi;
Në bashkëpunim me Departamentin e Burimeve Njerëzore, ka përgjegjësi për trajnimin e stafit të vijës së parë të shitjes;
Të rrisë pjesëmarrjen në treg, dhe të zhvillojë planet për veprim në mënyrë që të maksimizojë mundësit e reja për zhvillimin e biznesit;
Të jetë i përfshirë ngushtë në procesin e miratimit të kredive në përputhje me politikat e riskut; 
 
Kualifikimet:
Diplomë në shkencat Ekonomike, Administrim të Biznesit ose Diplomë të ngjashme – preferohet grada Master në Ekonomi ose Administrim Biznesi;
Njohuri të detajuara në gamen e produkteve të Bankës;
Pesë (5) vite përvojë punë në Bankë në menaxhim të stafit të biznesit/ degës;
Aftësi  për të marrë iniciativë; 
Aftësi kompjuterike;
Aftësi  të mira komunikuese; 
Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe menaxhimi të kohës;
Aftësi lidershipi dhe mbikëqyrjeje;
Njohja e gjuhës angleze;
 
Kompetencat kyçe për Menaxher të Departamentit për Biznese:
Të kuptojë biznesin;
Integriteti dhe besimi;
Zgjidhja e problemeve;
Të motivoje të tjerët;
Aftësi planifikuese; 
Shkathtësi strategjike;
Fokusimi në Klientë;
Delegimi;
Të ndërtojë ekipe efektive;
Negocimi;
Organizimi i punës së stafit;
I/e orientuar drejt rezultateve; 
 
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes emailit; [email protected]
 
Afati i aplikimit është deri më 17 Gusht 2018.
 
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.