KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE - KRYESHEF EKZEKUTIV
05.01.2018 | 09:19
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE 
 
Banka Ekonomike ka nisur procesin e rekrutimit për të përzgjedhur Kryeshefin Ekzekutiv.
 
Banka Ekonomike shërben klientelën e saj me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve më të mira bankare, ndërtimin e marrëdhënieve me klientë dhe duke mbetur gjithnjë të përkushtuar ndaj palëve të saj të interesit. 
Me më shumë se 240 milionë euro në asete, Banka Ekonomike i shërben një game të gjerë klientësh në sektorët e kredive individuale, të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe të korporatave. Banka Ekonomike synon rritje të qëndrueshme në ofrimin e shërbimeve kualitative bankare në Kosovë.
 
Për më shumë informacion mbi Bankën Ekonomike, ju lutem vizitoni: www.bekonomike.com
 
RRETH MUNDËSISË
Kryeshefi Ekzekutiv është përgjegjës për sigurimin e lidershipit duke punuar me ekipin tjetër të menaxhmentit për të krijuar dhe ekzekutuar strategji, plane dhe politika afatgjata, me qëllim që të sigurojë profitabilitetin afatshkurtër dhe afatgjatë të bankës, si dhe të krijojë një kulturë të pajtueshmërisë në përputhje me rregulloret dhe praktikat më të mira bankare. 
 
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZITËS 
Përgjegjësitë e Kryeshefit Ekzekutiv përfshijnë: 
1. Menaxhimi i performancës së përgjithshme të Bankës Ekonomike, duke përfshirë rritjen profitabile të të ardhurave, menaxhimin efektiv të rrezikut, pajtueshmërinë, strategjinë dhe një orientim drejt kënaqshmërisë së klientit.
2. Të punojë së bashku me ekipin e menaxhmentit të bankës për të përcaktuar objektivat vjetore, matjen dhe vlerësimin e performancës vjetore, ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të resurseve. 
3. Krijimi i strategjisë për zhvillim të biznesit të bankës për të ruajtur dhe zgjeruar bazën aktuale të klientëve.
4. Sigurimi i zhvillimit dhe ndjekjes së strategjive efektive / bashkëkohore të marketingut për të krijuar një imazh të fuqishëm për bankën.
5. Krijimi dhe dizajnimi i produkteve dhe shërbimeve bankare për të përmirsuar pozicionin e Bankës Ekonomike në treg. 
6. Krijimi i një strategjie efektive për zhvillimin e mundësive të bashkëpunimit me biznese të reja për rritjen e vazhdueshme të bankës. 
7. Bashkëpunimi me Bordin e Drejtorëve në zhvillimin dhe funksionimin e mirëfilltë të bankës.  
8. Pjesëmarrja në funksione / grupe të komunitetit dhe biznesit për të siguruar një imazh pozitiv për bankën brenda tregut dhe për të krijuar kontakte referimi brenda komunitetit.
9. Të sigurohet që të mbetet në hap me trendet e përgjithshme bankare.
 
PËRVOJA DHE AFTËSITË 
Kandidati i suksesshëm pritet të ketë një përvojë të gjerë që përfshinë: 
1. Përvoja në sektorin bankar:
o Ekspertizë në fushën e produktit të kredisë, depozitave si dhe të ardhurat nga komisionet.
o Përvojë e dëshmuar në menaxhim dhe ekzekutim.
o Njohuri të gjera të të gjitha produkteve bankare duke përfshirë inovacionet e reja.
o Bagazh bankar, duke përfshirë njohuritë për kreditë, menaxhimin e rrezikut, si dhe kërkesat e pajtueshmërisë.
o Njohuri të gjerë në kredidhënie. 
o Përvojë të gjerë të zhvillimit të biznesit. 
2. Një eksperiencë të gjerë profesionale që demonstron një kuptim të thellë të industrisë bankare.
3. Menaxhimi i dëshmuar i një portofoli bankar.
4. Përvojë lidershipi në zhvillimin dhe ekzekutimin e një plani strategjik, duke përfshirë zhvillimin dhe zbatimin e politikave, procedurave, buxheteve dhe programeve që përmbushin misionin.
5. Eksperiencë në  zbatimin e strategjive të të menduarit kah e ardhmja, strategjive digjitale, përshtatjes me rregulloret e reja, nevojat e komunitetit dhe standardet e industrisë.
6. Eksperiencë e dëshmuar drejt suksesit në motivimin dhe monitorimin e personelit për ngritjen e performancës dhe menaxhimin e ekipeve të ndryshme për të arritur një gamë të gjerë të objektivave të biznesit. 
7. Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi verbale dhe me shkrim, duke përfshirë aftësi të shkëlqyera prezantimi.
8. Aftësi të fuqishme analitike, organizative dhe të menaxhimit të kohës.
9. Aftësi të dëshmuara në financa dhe buxhetim.
10. Diplomë në Biznes, Financa, Kontabilitet ose ekuivalente.
 
TIPARET PERSONALE
Kandidati i suksesshëm duhet të demonstrojë në mënyrë konsistente personalitet shembullor dhe tipare të karakterit që përfshijnë: 
1. Integritet personal, aftësi të fuqishme ndërpersonale, aftësi të komunikimit të drejtpërdrejtë. Gjithashtu kandidati duhet të posedojë aftësi për të kryer shumë detyra në të njejtën kohë dhe për të arritur sukses në një mjedis të organizuar mirë, me theks të veçantë në shërbim ndaj konsumatorit duke bërë biznes të shëndoshë dhe efiçent. 
2. Vizion strategjik për të përkufizuar arritjet e dëshirueshme për periudhën afatëgjatë për Bankën Ekonomike, si dhe ofron udhëzime për ta arritur atë vizion.
3. Aftësi efikase të udhëheqjes, prioritizimit dhe identifikimit të urgjencës për të zgjidhur probleme dhe për të marrë vendime të shpejta me qëllim të arritjes së synimeve përfundimtare, si dhe të përmbushjes së misionit organizativ dhe arritjes së rezultateve të larta. 
4. Orientim i fuqishëm në shitje për të nxitur rritjen fitimprurëse të të hyrave nga klientët aktualë dhe të rinjë.
5. Siguri dhe vendosmëri në udhëheqjen e veprimeve të nevojshme që banka të realizojë synimet e saj strategjike afatshkurtëra dhe afatgjata.
6. Anëtar i përkushtuar i komunitetit.
7. Fleksibilitet për të parashikuar ndryshimet dhe për t’iu përshtatur atyre në një mjedis me ritëm të shpejtë ku prioritetet ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme.
8. Integritet shembullor, që të shërbejë si model që reflekton besim dhe ndershmëri, si dhe të respektojë standardet më të larta profesionale.
9. Sjellje profesionale që kontribuon në një mjedis gjithpërfshirës dhe mbështetës të punës për të punësuarit e bankës dhe që reflekton pozitivisht në institucion dhe në komunitet.
10. Aftësi të fuqishme të ndërtimit të marrëdhënieve për të gjithë komponentët duke përfshirë personelin, anëtarët e bordit, aksionarët dhe komunitetin bankar.
 
KONTAKTI
Bordi i Drejtorëve të Bankës Ekonomike do të menaxhojë procesin e rekrutimit në mënyrë ekskluzive dhe në kushte të konfidencialitetit. Personat e kualifikuar që janë të interesuar për këtë mundësi inkurajohen të dërgojnë email me CV-në/Rezumenë e tyre (vetëm në format MS Word), Letrën Motivuese dhe Historinë e Pagave para datës 17 Janar 2018, në: [email protected]
 
Vini re që Bordi i Drejtorëve nuk do të konfirmojë pranimin e aplikimit tuaj. Kandidatëve të ftuar për intervistë do t’u kërkohet të nënshkruajnë marrëveshje të konfidencialitetit.