KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE -- IT AUDITOR
18.04.2018 | 08:18

 

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

 

IT Auditor (1 vend pune)

Departamenti i Auditimit të Brendshëm

Detyrat dhe përgjegjësitë :


  • Të vlerësojë besueshmërinë e të dhënave të gjeneruara nga Sistemi Kompjuterik (SK) që mbështesin raportet financiare dhe të analizojë programet specifike dhe rezultatet e tyre;
  • Të ekzaminojë cilësinë e kontrolleve në Sistemin e Informacionit (SI) dhe operacionet e lidhura me të, për të siguruar efektivitet të SI-së;
  • Të raportojë lidhur me besueshmërinë e të dhënave kompjuterike dhe të sistemeve që përpunojnë dhe mirëmbajnë të dhënat e ndryshme, me qëllim të shfrytëzimit të burimeve në mënyrë efektive;
  • Të planifikojë auditimin e bazuar në rrezik dhe vlerësim fillestar të rrezikut;
  • Të identifikojë kontrollet kyçe të implementuara në aplikacione siç janë: rregullat, procedurat, praktikat dhe strukturat organizative të dizajnuara për të dhënë një siguri të arsyeshme për përmbushjen e qëllimeve;
  • Të kompletojë procedurat e auditimit, përfshirë testimin e kontrolleve të brendshme;
  • Të përfundojë auditimin dhe raportimin duke u mbështetur në regjistrat e raportit standard të auditimit të ndërtuar në aplikacion në përputhje me rregullat dhe rregulloret duke u bazuar në Planin vjetor të Auditimit;
  • Të asistojë në kompletimin e raporteve speciale, aty ku kërkohet edhe asistimi në auditimin e fushave tjera të bankës, sipas kërkesës së mbikëqyrësit direkt dhe hierarkisë raportuese të Departamentit;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet ;

  • Fakulteti i Shkenca Kompjuterike ose të ngjashme;
  • Mbi 1 vit përvojë pune, preferohet përvojë në Auditim;
  • Të ketë të regjistruar ndonjë kurs profesional në lëminë e Sistemit dhe Teknologjisë së Informacionit, kontabilitetit apo auditimit si në SHKÇAK, ACCA, CPA apo ndonjë shoqatë tjetër;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Njohuri në kompjuter: world, Excel, etj.

 

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes e-mailit: [email protected]

 

Afati i aplikimit është deri më datë 24 Prill 2018 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.