FATOS KRASNIQI – KRYESHEF EKZEKUTIV I BANKËS EKONOMIKE
FATOS KRASNIQI – KRYESHEF EKZEKUTIV I BANKËS EKONOMIKE
Zt. Krasniqi është emëruar Kryeshef Ekzekutiv i Bankës Ekonomike në Maj 2018. Zt. Krasniqi vjen nga industria bankare me përvojë mbi 14 vjeçare, ku kultivoi një karrierë të bujshme në fusha të ndryshme të menaxhimit dhe udhëheqjes me theks të veçantë në zhvillim biznesi, menaxhim projektesh, menaxhim i degëve dhe menaxhim i resurseve humane. Paraprakisht ai udhëhoqi biznes privat për 9 vite dhe pastaj punoi si shef logjistike për IOM (International Organization for Migration), gjë që i’a pasuroi tutje diversitetin e përvojës.
 
Gjatë karrierës në Bankën Raiffeisen, ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse si në degë (Menaxher Rajonal i Prishtinës dhe Prizrenit) ashtu edhe në zyrën qendrore (Kryesues i Departmentit të NVM-ve dhe Departamentit për Mikro Biznese) me ç’rast fitoi përvojë të konsiderueshme në të dy anët e bankës duke përvetësuar hartimin e politikave dhe strategjive nga njëra anë dhe ekzekutimin efikas të të njëjtave nga ana tjetër.
 
Zt. Krasniqi ka studiuar për Inxhinieri Elektronike dhe për Ekonomi, ndërsa poashtu mban edhe gradën Master në Menaxhment dhe Financa. Zt. Krasniqi ka ndjekur mbi 80 trajnime si në vend ashtu edhe në Evropë: Zhvillimi dhe implementimi i strategjisë, AFAS, trajnimi i menaxhimit, aftësitë e shitjes së NVM-ve, shitja dhe marketingu intelegjent në epokën e mediave sociale, Menaxhimi i konfliktit dhe negociatat për programin e udhëheqësisë, Akademia e udhëheqësisë.
 
Gjatë punës 28 vjeçare në biznes privat, organizatë qeveritare ndërkombëtare dhe ne institucion bankar, Zt. Krasniqi ka ndjekur trajnime dhe ka bërë vizita e shkëmbime përvojash në bankat dhe institucionet eminente bankare në Evropë ku edhe ka marrë përvojën e duhur në menaxhim bankar.
List of videos
OFERTË SPECIALE PËR MIKRO BIZNESE
OFERTË SPECIALE PËR MIKRO BIZNESE
14.09.2018 | 05:29
OFERTË SPECIALE PËR MIKRO BIZNESEKredi për MIKRO BIZNESE deri në 50,000 Eur, me norma atraktive të
OFERTË SPECIALE PËR AGRO BIZNESE
OFERTË SPECIALE PËR AGRO BIZNESE
14.09.2018 | 05:27
OFERTË SPECIALE PËR AGRO BIZNESEKredi për AGRO BIZNESE  deri në 50,000 Eur, me norma atraktive të
OFERTË SPECIALE PËR INDIVIDË
OFERTË SPECIALE PËR INDIVIDË
14.09.2018 | 05:22
OFERTË SPECIALE PËR INDIVIDËKredi Individuale deri në 30,000 Eur, me norma atraktive të interesit,
NJOFTIM PËR MBYLLJE TË LLOGARIVE
NJOFTIM PËR MBYLLJE TË LLOGARIVE
14.08.2018 | 08:28
NJOFTIM PËR KLIENTË Njoftohen të gjithë klientët e Bankës Ekonomike të cilët kanë llogari të