17 vjet me ju!
17 vjet me ju!
17 VJET ME JU!
 
Banka Ekonomike shënon 17 vite së bashku me ju. Si institucioni i vetëm financiar me kapital 100 për qind vendor, Banka Ekonomike do të vazhdojë rrugëtimin e vet të suksesshëm në ofrimin e shërbimeve cilësore, të ruaj me sukses mbështetjen nga klientët besnikë, të bashkëpunëtorëve e të punonjësve tanë.
 
Misioni ynë është i bazuar në këtë qëllim fisnik dhe kjo na bën që punën tonë t’a marrim jo vetëm si një obligim komercial, por si veprimtari me përgjegjësi shumëdimensionale.
 
Ngritja e vazhdueshme profesionale e punonjësve tanë ka gëzuar fokus të veçantë në rrugëtimin tonë si njëri ndër faktorët kryesor në ofrimin e shërbimeve profesionale. Prandaj, me mburrje themi se ndër asetet kryesore të bankës është gjithsecili nga punonjësit tanë.
 
Përcaktimi ynë për të shërbyer ato segmente të shoqërisë që më së shumti i kontribuojnë një shoqërie prosperuese nuk është i rastësishëm, sepse edhe kështu ne synojmë t’a përmbushim misionin tonë. 
 
Me punën dhe qasjen tonë, synojmë të japim shembull se si duhet të funksionojë një kompani e përgjegjshme.
 
Ky shembull mund të shihet që nga momenti që futeni në secilën nga degët tona në të gjitha anët e Kosovës, nga shërbimi që merrni nga gjithsecili nga stafi ynë, nga teknologjia moderne që i përcjell këto shërbime, por mbi të gjitha nga besimi që kemi krijuar te klientët tanë.
 
Prandaj rrugëtimi ynë do të vazhdojë fuqishëm dhe sigurt, sepse ju jeni ata që na besoni. 
 
E Banka Ekonomike do të vazhdojë që gjithmonë të mendojë për ty!
 
List of videos
OFERTË SPECIALE PËR INDIVIDË
OFERTË SPECIALE PËR INDIVIDË
15.02.2019 | 15:03
OFERTË SPECIALE PËR INDIVIDË Kredi Individuale deri në 30,000 Eur, me norma atraktive të interesit,
Banka Ekonomike vazhdon të ndajë mirënjohje për performuesit më të mirë gjatë kampanjave për Kredi Individuale, Kredi për Mikro Biznese si dhe Kredi për Agro Biznese.
Banka Ekonomike vazhdon të ndajë mirënjohje për performuesit më të mirë gjatë kampanjave për Kredi Individuale, Kredi për Mikro Biznese si dhe Kredi për Agro Biznese.
23.01.2019 | 12:00
Avantazhi i vërtetë konkurues në çdo biznes është vetëm një fjalë - ajo është Punonjësi. Dhe
NJOFTIM - MBYLLJA E LLOGARIVE
NJOFTIM - MBYLLJA E LLOGARIVE
15.01.2019 | 09:39
Njoftohen të gjithë klientët e Bankës Ekonomike të cilët kanë llogari të hapur në këtë bankë se me
Banka Ekonomike shpërblehet me çmimin Punëdhënësi i vitit 2018
Banka Ekonomike shpërblehet me çmimin Punëdhënësi i vitit 2018
19.12.2018 | 12:00
Në mbrëmjen Gala të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, Banka Ekonomike është shpërblyer me