16 vite së bashku me ju
16 vite së bashku me ju
Të nderuar klientë,
 
Banka Ekonomike shënon 16 vite së bashku me ju, duke qenë e vetmja bankë me kapital 100 përqind vendor arritëm të bëhemi faktor i rëndësishëm në tregun bankar vendor. Çelësi i suksesit tonë ishte qëndrimi pranë klientëve tanë besnikë, duke ruajtur mbështetjen e tyre , bashkëpunëtorëve dhe  punonjësve të Bankës.
 
Ndërtuam burime njerëzore me trajnimin dhe kualifikimin e duhur, ngritja profesionale e punonjësve tanë ka qenë fokusi ynë i veçantë në rrugëtimin tonë, si njëri ndër faktorët kryesor në ofrimin e shërbimeve profesionale.
  
Fokus të veçantë patëm modernizimin e rrjetit të degëve në tërë Kosovën, ku për qëllim kryesor ishte rritja e cilësisë dhe shërbimeve për klientët tanë.
 
Vazhdimisht ngritëm cilësinë e shërbimeve duke zhvilluar dhe përshtatur produktet sipas pritjeve të klientëve, duke ndjekur avancimet e shpejta në teknologji kështu përmirësuam kanalet tona të distribuimit si: e-banking, qendrën e thirrjeve, SMS banking, pikat e shitjes (POS), bankomatët, ofrimi i shërbimit në produktet dhe shërbimet e bankës përmes hapësirave vetëshërbyese 24/7.
  
Në të njejtën kohë rëndësi i kushtuam përgjegjësisë sociale të korporatës me qëllim të kontributit në zhvillimin shoqëror të vendit, duke pasur fokus të veçantë mbështetjen e iniciativave të cilat përmirësojnë gjendjen e kategorive të ndryshme shoqërore dhe të komunitetit në përgjithësi.
 
Mbështetja dhe besimi juaj na bënë ti gëzohemi të ardhmës dhe na lehtëson me sfidat që na presin.
 
Banka Ekonomike
Mendon për ty!
List of videos
Ditët e Agrobiznesit
Ditët e Agrobiznesit
07.06.2017 | 14:12
Në kuadër të "Ditëve të Agrobiznesit 2017” në Gjakovë, si aktivitet përmbyllës i tri ditëve, sot
Ditët e Agrobiznesit 2017
Ditët e Agrobiznesit 2017
03.06.2017 | 12:00
Banka Ekonomike po merr pjesë në “Ditët e Agrobiznesit 2017 ", i cili mbahet nga data 01 Qershori
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
01.06.2017 | 00:00
Fëmijët janë vatër e dashurisë të mbushur me çiltërsi, mrekullia e tyre qëndron në pafajësi,
16 vite së bashku me ju
16 vite së bashku me ju
30.05.2017 | 03:47
Të nderuar klientë,Banka Ekonomike shënon 16 vite së bashku me ju, duke qenë e vetmja bankë me